Gjira di ndryshe!

Këngëtarja Gjira Kajtazi e cila është e njohur në skenën tonë për tekstet e drejtpërdrejta e që prekin drejt për drejt çështje të ndryshme, bën me dije se është duke punuar në albumin e saj të ri.

Ndërkaq ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, përveç se tregon angazhimin e saj në këtë projekt, zbulon se me këtë album do të dëshmojë se ajo di të punoj edhe ndryshe, duke theksuar këtu që ky projekt do t’i shmang paragjykimet që i janë bërë këngëtares.

“Në albumin e ri keni me pa që di edhe ndryshe 🙂 bye bye paragjykime!”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili është përcjell me komente të shumta nga fansat e saj të cilët e përcjellin në çdo hap punën e Gjirës.

Ndryshe Gjira ndonëse tregon se në këtë album do të bëj diçka ndryshe ajo nuk zbulon asnjë detaj më shumë, duke lënë kështu fansat e saj në pritje deri në publikim të projektit të saj të fundit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button