Pika për zgjedhjen e zëvendësministrave e fundit në rendin e ditës

Kuvendi i RM-së pas pushimit njëorësh me 104 vota “pro” e miratoi rendin e ditës së seancës së pestë kuvendore. Shumica në Parlament e mbështeti kërkesën e deputetit Ilija Dimovski të VMRO-DPMNE-së që pika për zgjedhjen e zëvendësministrave në vend se e 10-ta të jetë e fundit në këtë seancë me qëllim që siç tha të kenë kohë të përgatiten për debatin për këtë pikë.

Deputeti Tomisallav Tuntev i LSDM-së në mënyrë procedurale në emër të shumicës tha se do ta mbështesin propozimin e opozitës në interes të konstruktivitetit si dhe në interes të qytetarëve.

Në kuadër të seancës u zgjodh edhe përbërja e Komisioneve dhe trupave të punës në Kuvendin e RM-së. Për vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë votuan 102 deputetë, ndërsa një ishte i përmbajtur.

Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski potencoi se me vendimin, i cili u soll paraprakisht u zgjidh vetëm përbërja e tri komisioneve, por me propozimin për ndryshime të këtij vendimi bëhet kompletimi i zgjedhjes së 21 komisioneve. Mbetet, shtoi, zgjedhja e kryetarit të një komisioni, si dhe të disa anëtarëve të cilët duhet të jenë të radhëve të BESË-s.

“Në këtë mënyrë krijohen kushte që Kuvendi të punojë përmes komisioneve sipas teksteve të ligjeve”, tha Dimovski.

Deputetë e sollën edhe vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të RM-së. Siç sqaroi Dimovski bëhet fjalë për tërheqjen e disa prej anëtarëve të Komisionit prej radhëve të LSDM-së dhe koalicionit të cilët nuk janë më deputetë.

Në seancën e sotme u shkarkua nga funksioni Zëvendësavokati i Popullit Daut Selimi për shkak se largohet në pension.

Seanca kuvendore do të vazhdojë pas pushimit të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button