Donald Trump, si refugjat…dhe jo vetëm ai (FOTO)

Një artist sirian ka portretizuar si refugjat presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe 10 udhëheqës të tjerë botërorë, në një seri punimesh që i ka ekspozuar së fundmi në Dubai, shkruan Top Channel.

Abdalla al-Omari, i cili ka fituar statusin e refugjatit në Belgjikë, thotë se eksperienca e tij me zhvendosjen e ka nxitur të krijojë serinë e punimeve.

“Të jesh një refugjat është si të kesh një lëmsh në gjoks, që do të jetë gjithnjë atje deri ditën e fundit tënden, ndaj më mirë të përballesh me të”, tha al-Omari për CNN.

Në serinë e punimeve, presidenti Trump portretizohet si refugjat që mban një fëmijë në prehër, sendet e tij personale dhe një batanije mbi shpinë, me një foto të familjes në dorën e djathtë.

Presidenti rus Vladimir Putin, ai sirian Bashar al-Assad shfaqen po ashtu në punime. Putin, ushtria e të cilit ka kryer sulme ajrore në zonat që janë nën kontrollin e rebelëve në Siri, është portretizuar si një i pastrehë, ndërsa Assad duket pjesërisht i zhytur në ujë, me një varkë prej letre që i shkon në ndihmë.

Në një tjetër punim shihet një seri pa fund njerëzish, që presin për ushqim, mes tyre kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti iranian Hassan Rouhani, si dhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Ndërkohë, reagimet ndaj këtyre punimeve, sipas al-Omarit kanë qenë 90 për qind pozitive, por artisti ka marrë edhe kritika realiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button