Komuna Mavrovë – Rostushi pret investitorë italianë

Resurset natyrore dhe kushtet që ofron komuna Mavrovë – Rostushi janë arsyet që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në këtë rajon. Këtë e deklaroi kryetari i kësaj komune, Mukrem Mehmedi në takimin me ambasadorin italian në vendin tonë, Ernesto Masimino Bellelli. 

Në takim morrën pjesë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e pushtetit lokal, Biljana Cvetkovska Gugovska si dhe përfaqësues të zhvillimit regjional.

“Mysafirin tonë ne e njoftuam me aktivitetet e pushtetit vendor, me situatën aktuale ekonomike si dhe mundësitë që i ofron kjo komunë për të hyrë investitor tëhuaj për të hapur vende të reja pune. Më pas ne kërkuam nga ambasadori Bellelli edhe kompani italiane që të investojnë në këtë rajon që jep mundësi për investime të reja në më shumë sfera”deklaroi kryetari Mehmedi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar  për numrin e madh të mërgimtarëve nga ky rajon që jetojnë në Itali të cilët janë urë lidhëse për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes dy popujve. 

Gjithashtu është diskutuar edhe për lidhjet ekonomike dhe mundësitë për realizim të projekteve të reja me të cilat do të mundësoheshin kushte më të mira jetese në këtë rajon. Takimi i këtillë ka ngritur edhe iniciativën për binjakëzim mes komunës Mavrovë-Rostushi me ndonjërën nga komunat e Italisë ku interesimi  i banorëve të kësaj komune është më i madh, me qëllim të ndonjë investimi kapital.

Lajme të ngjashme

Back to top button