Thaçi në Strugë fyen rëndë Ziadinin, thotë se do të hyjë në Qeveri

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, gjatë qëndrimit në Strugë lëshoi sërish akuza të rënda në drejtim të kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe eksponentëve të tjerë të PDSH-së në Strugë.

“Kam ardhurur në Strugë t’i nderoj të gjithë ata që kanë shkuar zhag, dhe kanë luftuar me milionat dhe kundër milionave, kundër tradhtisë, kundër të keqes dhe kundër asaj më të keqes ,eliminimit të tërësishëm të  idesë shqiptare në Maqedoni”, tha Menduh Thaçi në fillim të fjalës së tij, para të pranishmëve.

Ai komentoi edhe  formimin e qeverisë, dhe tha se BDI-ja nuk ka kurrfarë bisedimesh për qeverinë, dhe për këtë gjë PDSH i është përgjigjur publikisht.

“Ata shkojnë tash tek Gruevski vetëm për t’ia puth dorën dhe për ti bërë be që s’kemi bë kështu, se kemi votu për Ivanovit, se ne kemi luftu Pendarovskin mos merr vota pa kurr farë bisedimesh tjera, bile bile i thashë: A të thanë ata se nuk guxon PDSH-ja të jetë në qeveri , ai tha: Ku kan guxim ata.Eshtë e vërtet!? Me gjith atë ju lutem përcillni njerëzve që na mbështetën, se bisedimet e mia janë shumë të rënda,unë e kam shumë vështirë, mos e harrojmë dhe unë do bëj gjithçka që njerëzit tanë tërësisht të jenë të mbrojtur,dhe kjo do të ndodhë”, tha Thaçi.

Ai shtoi se  megjithatë  nuk jep gjithçka që PDSH të bëhet pjesë e qeverisë.

“Unë bëj gjithçka që njerëzit tonë të jenë të mbrojtur të paprekshëm të gjithë, por nuk e bëj atë që do e bëjnë ata’’, tha ai në lidhje me bisedimet për qeverinë e ardhshme me liderin  e VMRO-së.”

Thaçi sulmoi sërish  ashpër  Ziadin Selën, Garip Kabën, Verim Kabën si dhe Mendi Qyrën për të cilët përdori një sërë epitetesh të rënda.

’’Unë kam vendos  që të shpjegohem me ju sidomos në Strugë çka ndodhë me këtë psikopatin  Ziadinin. Mbas tij qëndrojnë një huliganë  dhe kriminel si ai Garipi , do të vegjël si Verimi, sot musliman nesër narkoman dhe e kundërta, Mendi Qyra bosi i krimit e këshu me radhë. Këto janë fjalë që dalin prej mendjes dhe prej zemrës”, tha Thaçi dhe shtoi se, sipas tij, shpirti i Aliriza LLogës, rrotullohet në varrë kur ndodhë kjo punë, citon “Drini”.

“Këtu ka njerëz në moshë që i dijnë këto gjëra dhe kush i ka të paqarta i lus që të pyesin drejtpërdrejt. Kur e kamë kandiduar të ndjerin Aliriza Lloga për deputet, krejt këta, ky huligani, ky bossi, luftë bënin që ai mos e fitoj mandatin për shkak se e quanin udbash, njeriu  i UDB-së, spiunë e kështu me radhë. Unë qëndrova dhe më vjen shumë mirë që qëndrova në atë moshë të re, i rezistova kësaj poshtërsie  dhe Aliriza Lloga u bë deputet .”; tha Thaçi

Ai ka vazhduar me akuza të ashpra dhe fyese duke thënë: “Këta ky huligan, ky bossi, ky narkomani dhe muslimani, sot të gjithë me këtë psiko që është nipi i Aliriza Llogës e bëjnë të njejtën kundër meje. Po kanë të drejt se s’ua kamë darë hesapin atëherë. Por pse un s’ua kamë ndarë hesapin? Sepse nuk më ka impresionuar hakmarrja .

“Mua nuk më impresion asgjë që ndodhë në shpinën e dikujt tjetër.Mua më impresionon vetëm kur  i kam përballë maqedonasit dhe sa ma shum t’u marr hise dhe sa ma shumë t’u marrë atyre dhe t’u jap shqiptarëve.Thjesht kjo është beteja ime, kjo është beteja jonë. Megjithatë të jeni të sigurt se atyre nuk ju bëjnë punë tabletat dhe apet. Atyre ju bën punë një shërim  i fortë psiko-terapik, asgjë tjetër nuk i shpëton, asgjë, as mbrëmjet dileriumëve me alkohol, as terapitë e ndryshme që i bën. Shumë hapur do t{u them kjo ishte thika më e keqe në kurriz në palcë të kombit shqiptar’’theksoi ai.

Thaçi ka akuzuar rëndë edhe liderin e BDIsë Ali Ahmeti, me përpjekjet që ai po bën sipas tij  që me çdo kusht të hyjë në qeveri.

’’E patë përgjigjen e Qeveris së Shqipërisë. Posaçërisht sot pasdite do ta kenë përgjigjen e kryetarit të Partis Demokratike z.Lulzim Basha,  shumë kanë pas shpresa se dje kur do dalë prej Ambasadës Amerikane do të më thotë ambasadori se nuk duhet të futem në qeveri , por asnjë fjalë’’, tha ndër të tjera Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button