Menduh Thaçi sot takim me aktivistët në Strugë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet të qëndroj sot në Strugë, në një koktej të organizuar me aktivin e partisë së tij. Zija Jonuzi, kandidat i PDSH-së për deputetë  në zgjedhjet e fundit parlamentare, konfirmoi  për Drini. mk, se kryetari i PDSH-së do të takohet me njjë koktej rasti me anëtarë tëPDSH-së së Strugës.

“Po sot në orën 13 .00, kryetari i PDSH-së do të qëndrojë në Strugë dhe do të marrë pjesë në  një koktej  me aktivin  e partisë, por ky do të jetë takim vetëm me anëtarët e partisë dhe jo me mediat”, theksoi Jonuzi.

Nga ana tjetër nuk dihet  me saktësi nëse ai do të bëjë apo jo ndonjë deklaratë publike, për zhvillimet politike në vend, por edhe për raportet me Degën e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button