Fazliu: BDI në panik se mund të ngel jashtë qeverisë

Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së Bekim Fazliu në pres konferencën e sotme deklaroi se Ali Ahmeti me partinë e tij është në panik se mund të ngelin jashtë qeverisë. 

“Në një program të paguar politik të prezantuar gjoja si intervistë në një medium, Ali Ahmeti vazhdon me avazin e vjetër të mashtrimeve. Ky zotni duhet ta pranojë një të vërtetë që BDI s’ka kurrfarë bisedime politike me VMRO-DPMNE-në, por ka diçka tjetër, ka përkulje, laritje me sjellje si të puthadorëve e sahanlëpirësve, duke u përbetuar para Gruevskit se BDI nuk e ka votuar Pendarovskin, por Ivanovin edhe pse faktet flasin ndryshe. Shashtrisja e Alisë dhe BDI-së para Gruevskit dhe para VMRO-DPMNE-së shpreh panikun e tyre të madh se mund të ngelin jashtë qeverisë. Ky panik vjen si rezultat i përfshirjes së tyre gjatë qeverisjes në krime dhe korrupsion. Shtuar këtu edhe veprimet kriminale gjatë zgjedhjeve të fundit”, deklaroi Fazliu.

Sipas Fazliut, premtimi i Alisë dhe i BDI-së është shumë i vakët për ti mashtruar shqiptarët se ata na qenkan dikush dhe se prej tyre varet ndonjë proces politik. 

“E vërteta e madhe ju ka përmbyt. Përmbytja ju vjen nga Uashingtoni, Brukseli, Tirana e Prishtina. Ndërsa firma juaj BDI nga 27 prilli e ka ndërruar emrin dhe ajo quhet KVP, pra “Kemi vdekur nuk punojmë”, deklaoi Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button