Ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov për vizitë zyrtare në Greqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias, njoftoi korrespodenti i MIA-s.

Pas takimit, do të vijojë takim në përbërje të zgjeruar, pas çka dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp. Pas deklaratave për mediat, Koxias do të organizojë drekë pune në nder të kolegut të tij nga Maqedonia.

Ministri Dimitrov pasdite do të takohet edhe me presidentin grek Prokolis Pavlopulos, e pastaj me Jorgos Mumucakos, i cili është është përgjegjës për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare “Demokracia e Re.

Koxias dje në Athinë ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi Sërgjan Darmanoviq, pas të cilit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se pret që takimi me Dimitrovin të jetë i mirë dhe kreativ.

“Mendoj se para së gjithash, ky është takim për njohje. E dyta, ky është takim që të këmbejmë mendime për ngjarjet në marrëdhëniet mes dy shteteve në kohë të fundit, edhe si do të lëvizim përpara. Kemi disa propozime të reja të cilat do t’i konfirmojmë lidhur me masat për ndërtimin e besimit mes dy shteteve”, tha Koxias.

Ai tha se pala greke do të tregojë dhe edhe një herë do të konfirmojë se ajo që është me rëndësi për Greqinë është stabiliteti dhe siguria e rajonit dje e vendit tonë. Koxias theksoi se nuk beson se me Dimitrovin do të bisedojnë për emrin, pasi që ky do të jetë takim i njohjes, ku me siguri do të diskutohet për metodën për vazhdimin e bisedave për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai informoi se porosinë që e ka marrë nga bisedat personalisht me kryeministrin Zaev, nga biseda mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, dhe nga bisedat e tij me telefon që i ka pasur me Nikolla Dimitrovin, “është se ata tregojnë qëndrim pozitiv dhe qëllim që të përfundojnë me iredentizmin”.

“Dhe askush nuk do të jetë më i kënaqur dhe më i lumtur se unë, nëse përfundojmë me këtë rrëfim, të cilin, siç them shpesh herë, historia e ka shndërruar nga shkolla në burg”, tha Koxias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button