Antoine Griezmann do të mbetet në Atletico Madrid deri në verën e 2022

Lojtari i përfaqësueses franceze Antoine Griezmann ka vazhduar kontratën e tij me Atletico Madrid dhe fanellën e ekipit do të mbajë deri në fund të qershorit 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Stafi udhëheqës i Atletico Madrid, ka njoftuar se kontrata me Griezmann skadon në verën e vitit 2021 dhe se sot është nënshkruar një kontratë e re sipas të cilës Griezmann në klub do të mbetet për një vit më gjatë.

Klubi nga “Vincente Calderon” gjatë këtij viti nuk mund të sjellë lojtarë të ri apo të shes lojtarët e tij për shkak të dënimit të vendosur nga ana e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Vazhdimi i kontratës të Griezmann ka zvogëluar gjasat e largimit të tij vitin e ardhshëm në “Old Trafford”, pasi ai është menduar si një nga lojtarët më të dëshirueshëm për Manchester United.

Vetë Griezmann muajin e kaluar për mediat franceze kishte deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Madridi, dhe më vonë u kërkoi falje tifozëve duke sqaruar se gabimisht është shprehur ose është keqinterpretuar nga gazetarët.

“Që nga ardhja ime kam dhënë gjithçka për klubin dhe jam i lumtur që do të qëndroj një vit më gjatë në Atletico Madrid”, ka thënë Griezmann.

Mediat spanjolle raportojnë se me vazhdimin e kontratës Griezmann është bërë lojtari me pagën më të lartë në Atletico Madrid.

Griezmann në tre sezonet e kaluara me fanellën e Atletico Madrid ka luajtur 160 ndeshje dhe shënoi 83 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button