Hejgël: Maqedonia dhe Greqia të gjejnë interes të përbashkët për zgjerim të NATO-s

Sekretari amerikan i mbrojtjes Çek Hejgel i ka ftuar Maqedoninë dhe Greqinë që të punojnë drejt gjetjes së zgjidhjes së interesit të përbashkët me qëllim që të mundësohet zgjerimi i NATO-s.

Hejgel ka dhënë një përgjigje pak sa konfuze në çështjen nëse SHBA pas krizës në Ukrainë do të përkrahin zgjerimin e NATO-s drejt Ballkanit dhe do të ndihmojnë në kapërcimin e krizave që ekzistojnë mes këtyre dy vendeve. 

“Siç e dini, ajo është pjesë e botës që punon në dallime të rënda historike. Mendoj se është arritur progres në këto vende përderisa në mënyrë të qetë i kapërcejnë dallimet. Nuk është asgjë perfekte, ende ka sfida, në përparimin e mëtutjeshëm në ndërtimin e funksionalitetit, lirinë institucionale, respektimin e të gjithë njerëzve, pa dallim të religjionit të tyre ose të përkatësisë etnike. Mendoj se është arritur shumë progres. Kemi dallime, por asnjëherë nuk do të mund t’i tejkalojmë qetë dallimet pa ndërtuar institucioone dhe platforma të një interesi të përbashkët”, tha Hejgel.  

Lajme të ngjashme

Back to top button