Pa LSDM kriza politike e pashmangshme

Pas vendimit të LSDM-së për kthimin e mandateve shtrohet dilema se çfarë do të ndodhë më tutje. Ekspertët juridik theksojnë se Parlamenti mund te konstituohet edhe pa 34 deputet të LSDM-së, por mungesa e opozitës në Parlament do të ndikojë në proceset demokratike dhe në ardhmërinë e vendit. Parasë gjithash bojkoti nuk do të krijojë përshtypje të mirë para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe para kompanive të cilët planifikojnë të investojnë në Maqedoni. Sipas ekspertëve nëse kjo çështje nuk zgjidhet së shpejti në Maqedoni do të ketë krizë politike.

Profesor Osman Kadriu thotë se kjo që ndodh me LSDM nuk është aspak një fotografi e mirë dhe kjo sipas tij do të rezultojë me krizë politike. Osmani thotë se LSDM-ja, para se të vendoste për të mos i pranuar mandatet duheshe që të shtrojë ankesat tek institucionet adekuate.

“Mendojë se ky vendim i LSDM-së, do të ketë pasoja politike për Maqedoninë, jo vetëm për anëtarësimin në NATO dhe BE. Të gjitha vendimet të cilët do të sillen në Parlament do të jenë të kontestueshme. Me të vërtetë është rendë për një Parlament I cili punon pa opozitën që të ketë legjitimitet”, thotë Osman Kadriu.

Sipas ekspertëve ekziston mundësia që të mbahen zgjedhje plotësuese vetëm për 34 deputet nga të cilët dorë hiqet LSDM-ja. Sipas profesoreshës Gordana Siljanovska edhe pse Parlamenti mund të punojë me 89 deputet, do të ishte rëndë që të mbetet ashtu, sepse të gjithë qytetarët të cilët votuan meritojnë të kenë përfaqësues të tyre. Ajo thekson se Parlamenti I përfaqëson qytetarët dhe jo partitë.

“Nëse në zgjedhje plotësuese LSDM-ja nuk kandidon atëherë ajo i ngjanë bojkotit të zgjedhjeve ashtu siç ishte në vitin 1994. Atëherë nuk do të kemi opozitë të mirëfilltë”, thotë  Siljanovska. Ajo mendon se LSDM-ja nuk do të qëndrojë në pozicionin e saj për mospranimin e zgjedhjeve dhe mospranimin e mandateve, për arsye se ajo do të ishte në dëm të vetë partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button