Angjushev: Shembulli e Suedisë me burime të ripërtëritshme i zbatueshëm për Maqedoninë

Shembulli i Suedisë për zbatimin e teknologjive të pastërta në industri dhe për burime të ripërtëritshme të energjisë është i zbatueshëm për Maqedoninë dhe mund në mënyrë të konsiderueshme të kontribuojë për zhvillimin e saj, posaçërisht për projekte që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën “energjia e pastër”.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev pas takimit të djeshëm me ministren suedeze për çështje evropiane dhe tregti, An Linde, në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë, kumtoi sot Kabineti i zëvendëskryeministrit.

Në takimin, në të cilin temë kryesore kanë qenë teknologjitë e pastërta dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë është bashkëpunimi i kontraktuar për shfrytëzimin e përvojave suedeze dhe diturive në këto sfera me qëllim të zbatimit të tyre edhe në Maqedoni.

Ministrja Linde, në emër të Qeverisë suedeze, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë edhe në të gjitha sferat tjera me rëndësi për shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button