Premton shumë risi për këtë sezon

Këngëtari i njohur Hekuran Krasniqi tash e sa vjet është pjesë e evenimentit ‘Java e modës në Kosovë’ e cila organizohet nga ‘Gecjan Group’.

E ndonëse gjithmonë ndahet i kënaqur nga kjo garë, këngëtari për gazetën Tribuna ka shpalosur se edhe këtë vit organizmi i këtij evenimenti ka qenë në nivelin më të lart.

“Jam ndjerë shumë mirë ka qenë fantazi. Ka kohë që marr pjese në këtë eveniment. Por gjithmonë më lë përshtypje të mirë. Më ka lënë përshtypje edhe mënyra e organizimit kjo është shumë me rendësi. Tjetër detaj me rëndësi është që ‘Gecian Group’ është zgjeruar më shumë se në trevat shqiptare sepse këtë herë kishin pas edhe disa modele nga Turqia edhe ka qen fantastike diçka organizimi”, ka thënë Hekurani në fillim të bisedës, ndërsa nuk ka hezituar të komplimentoj edhe dizajnerët që kanë qenë të përzgjedhur në këtë eveniment. “Ne në Kosovë kemi dizajner shumë të mirë, janë vërtet për t’u komplimentuar. Unë mendoj që ne kemi çfarë të tregojmë edhe jashtë tregut tonë”, ka thënë këngëtari./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button