Ballkanit i duhen 25 vjet për ta arritur BE-në

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhen së paku 25 vjet për ta arritur BE-në. Problemi i rajonit është shumështresorë, ndërsa plani gjerman tani është vetëm ide. Kështu është shprehur për REL Tobijas Flessenkemper, drejtor i Projektit për Ballkanin në Institutin Europian (CIFE) në Nicë, transmeton Koha.net.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë më të varfëra se që ishin 30 vjet më parë, prandaj iu duhen së paku 25 vjet që të arrijnë BE-në, me kusht që të kenë rritje ekonomike përkatëse”, është shprehur ai.

Për këtë arsye Gjermania ka propozuar planin “Procesi i Berlinit Plus”, ka sqaruar Flessenkemper, duke shtuar se “garniturat udhëheqëse në Ballkan do të munden edhe tash të keqpërdorin fondet që tash vetëm janë paralajmëruar për forcimin e pozicioneve të veta”.

ër këtë arsye shefi gjerman i diplomacisë, Gabriel, ka thënë se paratë do t’u shkojnë drektëërdrejt qytetarëve dhe shoqërisë civile. Në fakt mjetet nga fondet paraaderuese europiane distribuohen përmes shteteve ballkanike”, ka shpjeguar ai.

Ai ka shfaqur dyshime dhe ka qenë kritik rreth asaj se si do të zhvillohet kjo iniciativë, duke rikujtuar përvojën me Paktin e Stabilitetit, i ndërmarrë para 20 vjetësh në mënyrë të ngjashme për të siguruar fonde, por që nuk dha rezultate të kënaqshme për shkak të burokratizmit dhe të ngadalësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button