Sot mbahen seanca në dy komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Maqedonisë do të mbajnë seancën e radhës dy komisione, ai për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë etnike, si edhe Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime.

Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime do të diskutojë për vërtetimine Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zv. kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të këtij komisioni.

Ndërkaq, në Komisionin për sistem politik dhe bashkësi do të shqyrtohen raporti vjetor i Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës te fëmijët dhe gjendja në sferën e të drejtave të fëmijëve për vitin 2015, Raporti për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2016. raporti vjetor i Komisionit shtetëror për vendim të shkallës së dytë në sferën e mbikëqyrjes inspecionale dhe procedurës për kundërvajtje për vitin 2016, etj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button