Guardiola i vendosur: Stili i lojës nuk ndryshon

Trajneri i Bayern Munich Pep Guardiola këmbëngul se ai do ti qëndrojë besnik filozofisë së tij duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të largohet nga klubi nëse drejtuesit nuk mendojnë se ai është njeriu i duhur për të vazhduar punën nën drejtmin e Bayernit.

Ish trajneri i Barcelonës është kritikuar rëndë për stilin e tij të lojës pasi bavarezët u shkatërruan në gjysmëfinalet e Uefa Champions League me rezultatin e përgjithshëm 5-0 nga Reali i Madridit.

Por pavarsisht këtyre kritikave Pep deklaroi se ai nuk ka aspak ndërmend ta ndryshojë mënyrën e tij të lojës vetëm për të bërë të lumtur hierarkinë e Bayernit, transmeton Supersport.

“Unë kam filozofinë time të lojës dhe ne do të përdorim këtë filozofi edhe në sfidat me Hamburgun e Shtugartin në kampionat por edhe në finalen e Berlinit përballë Dortmundit. Unë nuk kam ardhur këtu për të ndryshuar kulturën e futbollit gjerman, megjithatë  kam idetë e mia dhe do ti aplikoj ato.Unë nuk mund tju mësoj futbollistëve idetë e trajnerit paraardhës kështu që ata duhet të përshtaten me stilin tim të lojës”.

“Humbja përballë Realit ishte e rëndë por këto gjëra ndodhin në futboll dhe akoma më tepër kur përballë ke një skuadër të madhe. Është në dorën e klubit të vendosë nëse unë jam trajneri I duhur për këtë ekip por një gjë ta keni të sigurt që unë nuk e ndryshoj stilin tim të lojës”.

Guardiola në sezonin e tij të parë me Bayernin ka arritur të fitojë Bundesligën gjermane 7 javë para fundit dhe ja ka dalë ta cojë skuadrën deri në finalen e Kupës së Gjermanisë, sfidë në të cilën kampionët e gjermanisë do të kenë përballë Borussian e Dortmundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button