Tre ushtarë amerikanë vriten në Afganistan

Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në provincën Nangarhar të Afganistanit, bëri të ditur Pentagoni.

Tre ushtarët vdiqën nga plagët me armë zjarri më 10 qershor, ndërsa rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim, transmeton REL.

Të tre ata kanë qenë pjesë e Divizionit të 101-të Ajror, me seli në Kentaki.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se incidenti është duke u hetuar dhe shprehu ngushëllime për familjet e, siç u shpreh ai, këtyre heronjve amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button