Sela: Asnjëherë nuk do të përkrahi marrëveshjet e Thaçit të bëra në ‘Sushiko’

Ziadin Sela, kryetari i Komunës së Strugës, në faqen personale të tij në facebook, u është përgjigjur akuzave për tradhti që janë drejtuar nga përfaqësues të ndryshëm të PDSH-së.

Ja përgjigja e plotë e Selës:

Meqë e marrin të drejtën fjalën  tradhti t’ia  meshin kujt të duan dhe kur të duan, figura te cilat veten e kane shndërruar në “moral” te kombit dhe që se kanë aspak ketë te drejtë, jo ata por askush bir i gjallë shqiptari mbi tokë aq më pak ai i cili se ka problem që të koketoj para, gjatë  dhe pas zgjedhjeve me njerëz qe nuk ia duan të mirën shqiptareve( dhe PDSH-se), mendoj se e meriton një përgjigje në lidhje me tradhetirat.

“Nëse ne kemi një ushtri si komb dhe ajo ushtron tre katër dhjet vjet dhe kur kombi futet në luftë, ai thotë shkova unë në sila të pushoj ju luftoni, kjo është tradhti ordinere…”! Kështu tha Mednuh Thaçi në Ohër, por e vërteta është se Ziadin Sela nuk hyn në një betejë që strategjia i përgatitet në “Sushiko” sepse këto ushtare janë te shenjte për të dhe kurrë se ka pas zakon askënd ta shndërroj në mish për top. Prandaj shtrohet pyetja se kush është tradhtari ordiner në këtë mes?

Nëse është tradhti te mos votosh asnjë kandidat tjetër përveç se atij shqiptar atëherë çfarë është akti juaj si lider partie qe pa pyetur askënd asnjë organ legjitim  ,votuat për atë qe nga 2009 deri me 2014 organet partiake te PDSH, votuesit e saj, juve dhe unë kurrë nuk e kemi pranuar si president? Si do i drejtoheni tani? I nderuar President i imi z.Ivanov! Çfarë ndryshoj?

-A e din se çfarë është tradhti? Te përkrahësh pa asnjë kusht qeverisjen e VMRO-DPMNE-se, te thuash se do jesh pjese e qeverise dhe se do bëhesh ministër apo minister pa portofol dhe askund mos e përmendësh MARVESHJEN E RE politike. Parlamentin dyshemesh, Gjuhen shqipe zyrtare ne te gjithë shtetin ,ndarjen e drejte dhe proporcionale te buxhetit etj. Nëse  kto të drejta legjitime të përmendura me sipër nuk janë objekt diskutimi për qeverisje, pse duhet zëvendësuar një Abdylaqim me nje Imer Ali?

Dhe për fund është e vërtetë se çështja kombëtare s’është frizur, por s’është as mjekër, s’është as 3 apo 3000 ton mbi shpatull! Është ndërgjegje që të vret kur i çon me vetëdije aktivistët të humbin, kur i detyron të votojnë per Ivanovin i vetëdijshëm që atyre su bën dora ta bëjnë një gjë te tillë. Është edhe traditë  familjare. Dhe kur jemi te kjo e fundit i nderuar vetëm nga gjyshi e këndej un i kam dhuruar vite burg kombit sa dyfishin e viteve qe ju jeni në skenën politike. Nëse  për ju është e lehte tradhtia për mua jo. Nuk më lënë varret e familjes.

P.S. Natyrisht qe këtë përgjigje e ke merituar me kohë, por ja që unë nuk e kam zakon të tradhtoj miq, nuk doja që çdo fjale e imja të ndikoj ne rezultatin e zgjedhjeve sepse miqtë  i kisha në betejën qe ju e kishit kurdisur, si Orhan Ibrahimin, Bekim Fazliun, Muhamet Thaçin etj. Pa çka se ata (me urdhër tuajin natyrisht) shkelën mbi miqësinë dhe idealin tonë të përbashkët. Atë njërin nuk e kam pas mik ndonjëherë! 

Lajme të ngjashme

Back to top button