Dimitrov: Po shqyrtohet mundësia e anëtarësimit në NATO me referencën FYROM

“Maqedonia e shqyrton mundësinë për shfrytëzimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, për gazetën “Financial Time”, njofton Portalb.mk.

Gazet si variant të mundshëm e përmend emrin Maqedonia e Epërme.

“Çështja e emrit do të vendoset në referendum në Maqedoni, ndërkaq paraprakisht për atë do të kërkohet konsensus nga të gjitha partitë”, deklaroi Dimitrov.

Ai sot në Bruksel, do të takohet me kolegun e tij grek, Nikos Koxias.

“Do të kërkoj nga Greqia që të mendojë çfarëdo lloj të fqinjësisë, a do vend stabile, vend mik e cila do t’i ofrojë shpresë për demokraci dhe drejtësi. Nëse jemi fqinj të mirë, atëherë shpresojmë që forcat politike në Greqi do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike”, deklaroi Dimitrov.

Sipas gazetës, Dimitrov, përfaqësuesve të lartë të NATO-s sot në Bruksel do t’u thotë se anëtarësimi në Aleancë do të ndihmojë që të qetësohet Ballkani, pas disa muajve të tensioneve politike.

Pas reagimit të MPJ-së, “Financial Time” e ka ndërruar titullin e tekstit nga intervista me ministrin Dimitrov, në pajtueshmëri me deklaratën e tij e cila është: “Maqedonia do ta shqyrtojë mundësinë për shfrytëzimin e përkohshëm të referencës për anëtarësim në NATO”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button