Aksident i rëndë në Kumanovë, një person humb jetën

Mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën magjistrale Kriva Pallankë – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku kur makina e tipit Golf e drejtuar nga M.S. (28) nga fshati Çelopek, për arsye të panjohura deri më tani është përplasur në një dru.

Lëndime të rënda trupore ka marrë bashkudhëtari Davor P. (23), nga fshati Negoriçan, i cili duke u transferuar në spital ka ndërruar jetë. Vozitësi i makinës është dërguar në qendrën mjekësore në Kumanovë, por për shkak të lëndimeve serioze ai është transferuar në qendrën urgjente të Shkupit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button