Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur në shtëpi nga Turqia me rezultat të thellë 4-1.

Kosova nuk ka mundur ta fitoj as ndeshjen e gjashtë të eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusia 2018”, në kuadër të Grupit I, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Kosovës pranoi gol në këtë ndeshje qysh në minutën e shtatë, ku ishte Volkan Sen, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Kaldirim. Djelmoshat e Albert Bunjakut arritën të kthehen në lojë në minutën e 22 të ndeshjes pasi ishte mbrojtësi Amir Rrahmani që shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Valon Berishës.

Megjithatë, Turqia shkoi në pushim me epërsi 2-1 pasi ishte mesfushori Cengiz Under që shënoi pas asistimit nga Selcuk Inan.

Edhe në pjesën e dytë, ishin turqit ata që dominuan ndeshjen duke shënuar edhe dy gola, ku ai i 3-1 erdhi në minutën e 61 dhe u shënua nga ylli i sulmit, Burak Yilmaz.

Në minutën e 82 erdhi goli i fundit në ndeshje dhe u shënua nga Ozan Tufan, i cili vulosi fitoren dhe rezultati përfundimtar 4-1.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më asgjë përveç ndëshkimit të Bernard Berishës me të kuq, pas dy të verdhëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button