Haradinaj dhe Stavileci shpallën fitoren: Votuesit na e dhanë besimin

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e ka dhënë provimin me zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurse besimi i votuesve, sipas tij, i është dhënë koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.

Sipas Haradinajt, tash për tash nuk mund të jepen shifra, por siç ka thënë ai, fitorja e këtij koalicioni është mjaftë bindëse.

Shpallja e fitores nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe veprimi i ngjashëm nga përfaqësuesi i PDK-së, Blerand Stavileci, janë vetëm prezantime të partive politike, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë ende asnjë rezultat zyrtar.

Stavileci: PDK dhe koalicioni i kanë fituar zgjedhjet

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar festën pas mbylljes së vendvotimeve.

Blerand Stavileci nga kjo parti politike ka thënë se koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma i ka fituar zgjedhjet dhe se pritet që në orët në vazhdim të organizohet edhe një festë në Prishtinë.

Sidoqoftë, këto janë vetëm parashikime te PDK-së, ngase ende nuk ka asnjë rezuoltat zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button