Operacion kundër DEASH-it në Stamboll

Në një operacion të ndërmarrë në Stamboll kundër organizatës terroriste DEASH ndalohen 18 persona të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Drejtorisë së Departamentit të Anti-terrorizmit në Stamboll ka kryer një operacion në 19 adresa të ndryshme, në 11 rajone të Stambollit, me qëllim ndalimin e personave të cilët kanë qenë pjesëmarrës në rajonet e konfliktit në radhët e organizatës terroriste DEASH në Siri dhe të cilët në Stamboll ende vazhdojnë aktivitetet e organizatës.

Në operacionin ku kanë marrë pjesë edhe forcat policore të Drejtorisë së Degës të Operacioneve Speciale janë ndaluar 18 persona. Në kontrollet e ushtruara në adresat e të dyshuarve janë gjetur shumë materiale digjitale, materiale të postimeve organizative, pranga, armë dhe municione.

Bëhet e ditur se vazhdojnë procedurat për të dyshuarit të cilët mbahen në ambientet e Drejtorisë Policisë së Stambollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button