Rusia bën thirrje për dialog midis Kievit dhe separatistëve

Sekretari i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje autoriteteve në Kiev për të filluar bisedimet me separatistët pro-Moskës në Ukrainën lindore.

Kjo thirrje është bërë pasi presidenti i Ukrainës, Olexander Turchynov i ka quajtur forcat e tij si “të pashpresa” për të shuar konfliktet në Donets dhe Luhansk.

“Rusia beson se mund të zhvillohet një dialog midis autoriteteve në Kiev dhe kundërshtarëve të tyre, me ndihmën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Ne shpresojmë se partnerët tanë, kolegët tanë perëndimorë do ta lejojnë Ukrainën të zhvillojë një dialog pa pengesa”, u shpreh Lavrov.

Kërkesa e Lavrov për negociata ka ardhur gjatë vizitës së tij në Peru./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button