Hahn në Mal të Zi: Bojkoti i opozitës ndikon në reputacionin e vendit

Komisioneri për Politikë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn i bëri thirrje opozitës malazeze të kthehet në Parlament, sepse ky është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet. Ai tha se gjendja në të cilën ndodhet Mali i Zi, ku po vazhdon bojkoti i opozitës, ndikon në reputacionin e vendit në negociatat me BE-në, raporton Anadolu Agency (AA).

Komesari Hahn po qëndron për vizitë në Mal të Zi ku i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekuliç dhe ministri i Çështjeve Evropiane Aleksandar Andrija Pejoviç dhe partnerët e projekteve CGES dhe KfW, kanë vizituar trafon Lastva që është pjesë e korridorit energjetik Trans-ballkanik.

Komisioneri Hahn gjatë vizitës ka komentuar për situatën politike në Mal të Zi. Ai sërish i bëri thirrje opozitës malazeze të kthehet në Parlament dhe kështu t’i japin fund bojkotit i cili po zgjatë për tetë muaj.

Ai tha se për këtë temë në Podgoricë do të flasë me kryetarin e Parlamentit Ivan Brajoviç dhe pastaj edhe me kryeministrin Dushko Markoviç.

Me rastin e vizitës së trafos Lastva në Kotor, e cila është pjesë e korridorit energjetik Trans-Ballkanik, u theksua se kjo është një nga projektet kryesore të axhendës së lidhjes dhe se do të kontribuojë në krijimin e një tregu rajonal të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor.

“Ky projekt është një pjesë jetike e procesit të krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike, si dhe mishërim i investimeve strategjike me rëndësi rajonale dhe pan-evropiane”, ka thënë Hahn.

Ai potencoi se “Mali i Zi ka marrë shumën më të lartë të granteve investuese të Bashkimit Evropian për kokë banori në kuadër të axhendës së lidhjes”.

“E inkurajoj Malin e Zi që të vazhdojë të zhvillojë projektet në fushën e ndërlidhjes dhe të aplikojnë për grantet investuese”, ka thënë Hahn.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button