Nuk ka vaksina kundër meningjitit në Maqedoni

Nuk ka vaksina kundër meningjitit në shtet. Vaksina nuk ka në asnjë Qendër të Shëndetit Publik, ndërsa patjetër duhet t’i marrin qytetarët të cilët udhëtojnë në vendet afrikane ose në vendet ku sundon meningjiti i rrezikshëm me meningokok. Kjo vaksinë është shumë e rëndësishme që të mund të shkohet në këto shtete që i propozon Organizata botërore e shëndetësisë. Nga këto shkaqe shumë qytetarë të cilët duhet të udhëtojnë në këto vende, janë të ndaluar të shkojnë sepse nuk do ta marrin vaksinën me të cilën mbrohen nga sëmundja. Në redaksinë e Noves janë lajmëruar disa qytetarë, me qëllim që t’i alarmojnë institucionet kompetente që të marrin masa që sa më shpejtë të furnizohen me vaksina, njofton Portalb.mk.

“Tashmë dy muaj e kërkoj vaksinën. Kam fituar punë në Xhibuti dhe duhej të isha atje, por nuk mund të udhëtoj pikërisht për shkak asaj se nuk e kam marrë vaksinën. Dhe nuk jam i vetëm, ka edhe shumë të tjerë që presin. Vetëm prej Kumanove ka 3000-4000 persona të cilat punojnë në këto vende”, deklaroi për Novën një qytetar i Kumanovës.

Ky qytetar vaksinat i ka kërkuar edhe në Serbi, por tha se edhe atje nuk ka mundur t’i gjejë. Ai shpjegoi se në qendrat e shëndetit publik në Kumanovë dhe në Shkup e kanë këshilluar që vaksinën ta marrë në Greqi ose Bullgari.

Nga Qendra e Shëndetit Publik të Shkupit për Novën konfirmuan se me muaj nuk ka vaksinë kundër meningjitit. Prej aty pranojnë se ata që i kanë janë me afat të skaduar, ndërsa me të reja nuk furnizohen për shkak se tenderi akoma është në rrjedhë.

“Tenderi duhet të mbarojë me 17 qershor, por pastaj nuk ka periudhë për ankesë, ndërsa deri sa të furnizohen do të ketë mjaftë kohë dhe nuk pres që së shpejti t’i kemi. Në tenderin e kaluar nuk është paraqitur askush dhe për atë nuk i kemi një kohë të gjatë. Qytetarëve u propozojmë që t’i marrin nga shtetet fqinje”, deklaroi Liljana Lazarevska udhëheqëse e repartit të epidemisë në Qendrën e shëndetit publik.

Meningjiti meningokok paraqet pezmatim të trurit dhe është problem botëror, çdo vit prek 1.2 milion njerëz dhe shkakton vdekjen e 135.000 personave. Sëmundja mund të vrasë për 24 orë dhe është kërcenim serioz në vendet afrikane.

Epidemitë e meningjitit çdo vit e prekin Afrikën në periudhën mes majit dhe dhjetorit. Periudha e thatë me erë të forta që sjellin pluhur dhe netët e ftohta e prekin popullatën te sëmundjet respiratore dhe e lehtëson përhapjen e baktereve. Sëmundja shkakton pezmatim të palcës së trurit dhe sëmurën kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

“Meningjiti edhe më tej paraqet problem, duhet të reagojmë që ta ndërpresim tragjedinë. I ftojmë vendet që të sigurojnë rezerva të sigurta nga vaksina kundër meningjitit i cili vjen, por ato nuk na dëgjojnë. Pritet momenti i fundit kur epidemia do të shpërthejë”, deklaroi vitin e kaluar Elia Lilberner, përfaqësuese e “Sanofi” për kohën e epidemisë, në mars të këtij viti. Vetëm në Nigeri në mars të këtij viti nga epidemia janë sëmurë 828 persona, nda të cilët 269 kanë ndrruar jetë.

Një ndër vendet më të prekura është Nigeria, ku epidemitë nga kjo sëmundje e rrezikshme i vrasin njerëzit. Të gjithë ata që udhëtojnë në këto vende patjetër duhet të mbrohen edhe për veten por edhe kur të kthehen pas mos ta përhapin në vendlindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button