Agjencia Turke do restaurojë xhaminë në qëndër të Tiranës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të restaurojë të vetmen xhami të mbetur nga Perandoria Osmane në Shqipëri, atë të “Et’hem Beut’ të ndodhur në qendër të Tiranës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve Anadolu.   

Ishte zëvendëskryeministri turk, Emrullah Isler ai që njoftoi rikonstruksionin e xhamisë gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Tiranë javën e kaluar, megjithëse lajmi nuk u bë i ditur për mediat shqiptare.  

Profesor Birol Çetin, koordinator i TIKA -së në Shqipëri, tha se rikonstruksioni në xhaminë e Et’hem Beut , e vetmja e mbetur prej epokës osmane nga 20 xhami të tilla,  do të mund të zgjasë deri në dy vjet.   

“Ne do të bëjmë një draft të projektit në fillim të Majit, pas të cilit do të nisim implementimin”, tha Çetin, duke shtuar se TIKA është duke restauruar 5 xhami që nga vitit i kaluar, dy prej të cilave kanë përfunduar dhe tre të tjerat do të finalizohen qershorin e këtij viti.  

Lajme të ngjashme

Back to top button