Maqedonia i analizon kërcënimet nga SHI-ja

Kërcënimet për sulme terroriste e kanë tronditur opinionin. Ata janë paralajmëruar nëpërmjet “Rumijah”, e cila vlerësohet si magazinë e të ashtuquajtur Shteti Islamik (SHI), ndërkaq i janë dërguar Serbisë dhe Kroacisë, por edhe deri te jobesimtarët në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Sanxhak, njofton Portalb.mk.

“Nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë Ballkanin. Thjeshtë ishim pak të zënë dhe tani përsëri do të kthehemi. Serbë, nuk ju kemi harruar. Nuk e kemi harruar vrasjen tuaj të muslimanëve në Bosnjë dhe Kosovë. Nuk i kemi harruar torturat ndaj vëllezërve tanë, përdhunimin e motrave tona dhe shkatërrimin e shtëpive. Nuk e kemi harruar atë që e keni bërë në Srebrenicë dhe në vende tjera. Me ju kemi llogari të pambaruar, që do ta paguani me gjakun tuaj”, thuhet në tekstin me titull “Ballkan: Gjak për armiqtë, mjaltë për miqtë”. Në të thuhet se nuk janë harruar as kroatët, “gjaku i të cilëve gjithashtu është i papastër”, për shkak të torturave, vrasjeve dhe djegies së shtëpive në Bosnjë. Por, hakmarrje më e madhe paralajmërohet nga “jobesimtarët”, të cilët, ashtu siç shkruan në tekst, nëse nuk kthehen në islam, do të shfarosen deri në ditën e fundit.

“Jobesimtarë të Ballkanit, kudo që të jeni, në Bosnje, Sanxhak, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në cilëndo vrimë që të fshiheni, në cilëndo fole që të kenë ikur, ne do të ju gjejmë me lejen e Allahut. Vijmë me shpata dhe thika. Bëni gati arkat”, thuhet në tekst.

Shërbimet do të vlerësojnë

Kërcënimet e kanë ndezur alarmin në rajon. Kundër kërcënimeve globale të SHI-së, Maqedonia e fundit i ka përforcuar masat e sigurisë dhe aktivitetet në tërë territorin e shtetit, gjatë kohës së festave të pashkëve. Nga MPB thonë se ata masa nuk janë ndaluar, gjegjësisht po mbahet “nivel më i lartë i sigurisë në objektet vitale, por edhe në vende ku ka  tubime masive – manifestime kulturore dhe sportive”, thonë nga MPB, transmeton DW në gjuhën maqedonase.

Ekspertët e brendshëm të sigurisë pajtohen se situata patjetër që të analizohet me kujdes.

“Kërcënimet nga SHI ka pasur edhe deri më tani. Shërbimet në kontinuitet e ndjekin gjendjen, koordinohet dhe këmbejnë informata me shërbimet tjera. Është indikative ajo që kërcënimi vjen në periudhë “interesante” për rajonin, nënvizuar me përpjekje të fshehta dhe jo të fshehta (gjeo)politike për sigurimin e fushave të ndryshme të ndikimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ai aspekt, nuk duhet që të përjashtohet mundësia për përzierje të caktuara, të cilëve, për arsye të tyre u përshtatet jo-stabiliteti i Ballkanit”, thotë eksperti i sigurisë.

Qëndrim të njëjtë ka edhe eksperti për terrorizën, Xhevad Galijasheviq, i cili në një deklaratë për një medium serb, shpreh dyshim nëse “Rumijah” është me të vërtetë zëri i SHI-së, duke e pasur parasysh se nuk e shfrytëzon “gjuhën” e tyre kur i publikon pamfletet e tyre. Por, nuk përjashtohet mundësia për sulme eventuale të reja, pasi që ata i humbin fushëbetejat në Siri, kështu që përpiqen që të dërgojnë porosi se edhe më tej luftojnë.

“Këso tekste shpesh publikohet për shkak mobilizimit dhe propagandës. Është e mundshme që në magazinë të punojnë edhe disa agjentura të huaja, të cilët duan që ta largojnë kujdesin e kërcënimeve nga vendet tyre. Por, kushdo qoftë pas kërcënimeve, do destabilizim të Ballkanit dhe sugjeron akte terroriste”, thotë Galijasheviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button