Pas 23 viteve rusët shijuan 1 majin

Dhjetëra mijëra rusë marshuan nëpër Sheshin e Kuq, të enjten, si pjesë e festimeve të Ditës së 1 Majit, pamje këto të pa para që nga viti 1991 – vit kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik.

“Për herë të parë, rrugët do të jenë të mbushura, dhe pesë mijë (punëtorë) veteranë do të qëndrojnë në tribunat e Sheshit të Kuq”, ka thënë Sergei Chernov, kryetar i Federatës së Bashkuar të Punës në Moskë.

Kjo, sipas medieve të huaja shihet si përpjekje e presidentit Vladimir Putin, për të nxitur ndjenjat patriotike, sidomos pas aneksimit të Krimesë.

Pritej që rreth 2 milionë njerëz të jenë prezent për ngjarjen e organizuar nga sindikatat ruse të punës, të cilat janë kryesisht besnike të Kremlinit. 

Në fund, rreth 100 mijë veta morën pjesë në festime, duke mbajtur disa slogane në duart e tyre, në të cilat shkruhej: “Putin ka të drejtë”, “Le të shkojmë në Krime për pushime”.

Lajme të ngjashme

Back to top button