Një i vdekur në një aksident në rrugën Prilep-Manastir
![Një i vdekur në një aksident në rrugën Prilep-Manastir](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/0E2A71FE53700B39C8546B435BCF40BF.jpg?fit=540%2C320&ssl=1)
Një person ka vdekur në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prilep-Manastir.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 mes veturës të tipit “Mercedes 813” me targa të Shkupit të drejtuar nga 41 vjeçari N.N nga fshati Krushopek i Shkupit dhe veturës “Daevu Neksia” me targa të Strumicës i drejtuar nga një person i paidentifikuar i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Policia po punon në zbulimin e identitetit të personit të vdekur.