100 hektarë tokë bujqësore përmbytet në Likovë

Rreth 100 hektarë sipërfaqe bujqësore, janë përmbytur në komunën e Likovës, afër fshatit Orizare, për shkak të daljes nga shtrati të Liqenit të Likovës, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe të fuqishme të shiut, kumtoi Sektori rajonal për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Ekipe të sektorit rajonal të DMSH Kumanovë janë në terren dhe pas verifikimit të situatës do të vendoset çfarë masa duhet të ndërmerren për kapërcimin e situatës së krijuar, qëndron në kumtesë.

Njëherit shtohet se të gjitha sektorët rajonalë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në territorin e Republikës së Kumanovës janë të gatshëm që të ndihmojnë nëse vjen deri në dalje nga shtrati dhe përmbytje.

Lajme të ngjashme

Back to top button