Një i vdekur në një aksident në rrugën Prilep-Manastir

Një person ka vdekur në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prilep-Manastir. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 mes veturës të tipit “Mercedes 813” me targa të Shkupit të drejtuar nga 41 vjeçari N.N nga fshati Krushopek i Shkupit dhe veturës “Daevu Neksia” me targa të Strumicës i drejtuar nga një person i paidentifikuar i cili vdiq në vendin e ngjarjes. 

Policia po punon në zbulimin e identitetit të personit të vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button