Këshilli qendror i LSDM-së vendosi, mandatet do të kthehen

Këshilli qendror i LSDM-së mbrëmë njëzëri kanë marr vendim për kthimin e mandateve për deputet ndërsa Zoran Zaev të mbetet lider i partisë.

Në seancën e këshillit qendror është marr qëndrim që çfarëdo vendimi tjetër do të thotë pranimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe dhënien e legjitimitetit zgjedhjeve të realizuara me vjedhje sistematike të votave.

Gjatë seancës ka pasur shumë kritika edhe për krerët e partisë Zaev-Shekerinska, është folur edhe për dorëheqje të Zaevit, edhe pse aj në fjalimin e tij theksoi se nuk mendon për dorëheqje sepse në krye të LSDM-së është vetëm 10 muaj.
 
Në LSDM kanë filluar me përgatitjet për kongresin partiak parazgjedhor ku do të vlerësohen rezultatet zgjedhore dhe besueshmëria e dyshes Zaev-Shekerinska.

Kongresi flitet që të mbahet më 11 Maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button