Rritje ekonomike në Eurozonë në tremujorin e parë

Rritja ekonomike në të gjithë Eurozonën prej 19 vendesh është më e lartë se ç’ishte menduar më parë në tremujorin e parë të vitit, një lajm i mirë për politikbërësit në Bankën Qendrore Evropiane, pasi ata diskutojnë nëse do të lehtësojnë përpjekjet stimuluese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eurostat, Agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, të enjten tha se rritja ekonomike në të gjithë rajonin ishte 0.6 për qind në periudhën janar-mars, 0.1 pikë përqindjeje më lart në vlerësimin e mëparshëm.

Norma e tremujorit të parë është më e larta për dy vjet dhe mbështet një sërë treguesish që tregojnë se rimëkëmbja në të gjithë rajonin ka rritur vrullin.

Rritja e Eurozonës gjatë tremujorit të parë është dyfishi i atij të SHBA-ve. Edhe Greqia, e konsideruar më parë në recesion, shënoi një rritje prej 0.4 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button