Sulmin në Teheran e kanë kryer iranianë të cilët janë pjesë të SHI-së

Bilanci i viktimave nga sulmi i djeshëm, që u realizua në Parlamentin iranian dhe mauzoleun e ajatollahut Homeini, arriti deri në 13 persona. Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik, deklaroi zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme i Iranit Mohamad Hosein Zolgfagari.

“Gjatë sulmit janë lënduar 43 persona”, shtoi Zolgfagari.

Një përfaqësues anonim i shërbimeve iraniane të sigurisë theksoi se sulmuesit kanë qenë qytetarë iranianë.

Në intervistë për televizionin shtetëror iranian, përfaqësuesi i Këshillit suprem kombëtar për siguri i Iranit Reza Sejfollahi, theksoi se autorët e sulmit të dyfishtë janë nga Irani. Por, nuk dha hollësi plotësuese për rastin.

“Identiteti i sulmuesve duhet të konfirmojë se ata janë nga disa pjesë të Iranit dhe iu bashkëngjitën SHI-së”, thekson përfaqësuesi anonim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button