Gabimet juridike e lanë në rrugë nismën për pushimin e lehonisë

Për shkak të gabimeve juridike në iniciativën e ngritur me të cilën kërkohet zgjatje të pushimin të lehonisë ajo nuk kaloi në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Komisioni juridiko-ligjvënës i Kuvendit nismën ua ktheu parashtruesve të saj që ta përpunojnë ngaqë ka pasur lëshime dhe e njëjta është e parregullt.

Pothuajse të gjitha partitë në Kuvend u pajtuan me iniciativën por është e nevojshme që mangësitë për sa i përket formës së parashtresës të largohen.

“Shqyrtimi i dokumentit të dorëzuar tregon se ka mangësi serioze për sa i përket formës së parashtresës së kërkesës nga ana e qytetarëve. Procedura ka filluar më 29 mars të 2016-s si kërkesë për organizimi të referendumit. Më poshtë në të njëjtën iniciativë kërkohet ndryshim i ligjit për pushim të lehonisë”, tha kryetari i komisionit Petre Shilegov.

Ndërsa, Snezhana Kuzmanovska, që është pjesë e nismës qytetare thotë se përmes propozimit të tyre kërkohet zgjatje e pushimit të lindjes me pagesë nga 9 në 18 muaj.  Sipas saj, kërkesa e tyre nuk duhet shikuar si pushim për nënat, por si mundësi edukimi për fëmijët.

Nisma në fjalë është përkrahur nga të gjithë partitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button