Katër kushtet e VV-së për bashkëqeverisje me LDK-në

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka përmendur katër principe, sipas të cilave, thotë se do të udhëhiqej një qeverisje e VV-së në bashkëpunim me partnerin, nëse kjo parti fiton zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se me LDK-në do të mund të bashkoheshin pasi të bisedonin për temat kryesore të vendit. Thotë se princip tjetër është edhe dërgimi i PDK-së në opozitë.

“Vetëvendosje do të udhëhiqet prej katër principeve pas zgjedhjeve. 1. Do të udhëhiqet nga principi i temave, dhe kjo do të bëhet përmes një pakoje se për çfarë ka nevojë Kosova, dhe përafërsisht mund të jenë 10 tema, për shembull çfarë do të bëhet me drejtësinë, me ushtrinë, masat në ekonomi, demarkacioni, ‘zajednica’, privatizimet kriminale etj. 2. PDK-ja shkon në opozitë. 3. Ne kërkojmë qeverisje integrale të ministrive. Nuk ka më asi qeverisje që caktojnë ky është oborri im ky i yti. Vetëvendosje duhet të jetë prezente në çdo ministri, në mënyrë që të ketë një lloj kontrolli. 4. E drejta e vetëvendosjes – për të pasur të drejtën për të kundërshtuar secilin ministër. Për shembull nëse LDK-ja kërkon që Lutfi Zharku të jetë ministër ne do ta kundërshtonim”, ka thënë Konjufca në Interaktiv të KTV-së, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button