A kanë stres edhe fëmijët e vegjël?

Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti i Berlinit, kryen sëbashku një studim në fëmijë të moshës 11- deri 20 muaj pikërisht për të zbuluar e njohur këtë shqetësim. Ekipi i shkencëtarëve konstatuan në analizat e gjakut të fëmijëve, se largimi nga nëna dhe ambjenti familjar, provokonte rritje të kortizolit që ndryshe quhet edhe hormoni i stresit.

Niveli i kortizolit në gjak te fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe dërguar në çerdhe, e kishin sasinë e kortizolit dyfishin e atij që u gjet te fëmijët që nuk ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar, transmeton Albeu.

Kortizol të lartë kishin edhe fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar, por që në pamje të jashtme, dukeshin të qetë dhe aspak të shqetësuar. Kortizoli u gjend në gjak edhe pas pesë muajsh që kishin filluar çerdhen apo kppështin. Nga studimi u dol në përfundimin që fëmijët duhen trajtuar e asistuar me kujdes nga prindërit në periudhën kur fillojnë çerdhen apo kopështin.

Tu flitet e tregohet se përse i dërgojnë në kopësht dhe ti sigurojnë që i duan shumë. Gjthashtu personeli i kopështit apo çerdhes duhet të jenë të vëmëndëshëm e të butë ndaj fëmijëve në këtë periudhë të ardhjes dhe të pranimit të këtij realiteti të ri. Ti përfshijnë në lojra, aktivitete dhe tu këndohen këngë vazhdimisht.

Pa këtë mbështetje fëmijët e fillojnë ditën të mbieksituar, gjë që po nuk u trajtua drejtë çon në probleme të sjelljes dhe të mosbindjes. Vajtja në kopësht është fondamentale për socializimin e fëmijës me moshatarët.

Studimi gjithashtu,ka treguar se nuk ka ndonjë efekt afatgjatë të hormonit të kortizolit.

Ky studim u krye për të njohur sa më mirë fëmijën duke filluar nga specialistët, si mjekë, mësues, edukatorë dhe prindër, për ta menaxhuar sa më drejtë shkëputjen e fëmijës nga nëna dhe mjedisi familjar, për të zbutur impaktin traumatik, sidomos kur fëmijët kthehen në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button