Haradinaj: Mali i Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është lajm i mrekullueshëm për sigurinë rajonale si dhe për Kosovën.

” Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është edhe një hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajonin tonë, edhe një hap drejt kontributit rajonal në sigurinë globale”.

“Hapi përfundimtar për sigurinë rajonale është anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke uruar që edhe Maqedonia do ta arrijë këtë së shpejti, ndësa Serbia të fillojë sa më shpejt politikat bashkëpunuese”, ka shkruar ai në Facebook..

Sipas tij, pas 11 qershorit,Qeveria e Kosovës do të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me fqinjtë, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të barabartë.

“Me Malin e Zi jemi shtete mike dhe do të përfundojmë edhe çështjen e demarkacionit me dialog dhe qasje të përbashkët. Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave transnacionale, duke përfshirë këtu edhe përballjen me influencën në rritje të Rusisë në Ballkan”, ka shkruar më tej i pari i AAK-së, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button