Kina jep para për ti spiunuar personat që lëshojnë mjekër

Qeveria e Kinës në regjionin Sinkijang jep para për ata persona që e paraqesin fqiun e tyre nëse ai duket ‘i dyshimtë’ pasi që ka lëshuar mjekër, transmetojnë mediat kineze, shkruan Saff.ba.

Qeveritarët kanë dalë me kumtesë zyrtare që shkruan se japin nga 8 deri më 8000 dollarë për çdo lloj informate duke e përfshirë edhe mënyrën se si duket, a ka lëshuar personi mjekër.

Në këtë regjion ka konflikt mes muslimanëve ujgurë dhe qeverisë, që kjo e fundit i quan ata terrorist dhe separatistë, ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se po bëhet fjalë për shkelje masive të së drejtave të muslimanëve.

Para madje do të fitojnë ata persona që spiunojnë edhe për ‘aktivitetet ilegale religjioze’ të ndonjë personit duke mos treguar çka më saktë.

Qeveritarët kanë udhëhequr fushatë kundër hixhabit si dhe kanë detyruar muslimanet mos të mbajnë mbulesë nëse hynë në institucionet shtetërore, banka dhe gjykata, ndërsa muslimanët të mos kenë mjekër./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button