KB: SHI-ja ka vrarë 163 civilë në Mosul për një ditë

Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Raad al Huseini e akuzoi SHI-në se ka vrarë 163 njerëz, të cilët më 1 qershor kanë tentuar të ikin nga qytetin irakian Mosul.

“Brutaliteti i SHI-së dhe grupeve tjera terroriste nuk njeh kufij”, deklaroi Zeid para Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut.

“Dje u njoftova se trupa të burrave të vrarë, grave dhe fëmijëve ende ka nëpër rrugët e lagjes Shira në pjesën perëndimore të Mosulit pasi SHI-ja ka vrarë 163 njerëz me qëllim që t’i pengojnë të ikin” “, theksoi Zeid.

Ai shtoi se në lagje ka edhe njerëz fati i të cilët nuk dihet. Sipas zëdhënësit të Zeid, likuidimi ka ndodhur më 1 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button