Xhaferi dhe Plomp: Do të vazhdohet realizimi i projekteve të Britanisë së Madhe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vilem Vauter Pllomp cili shprehu porosinë për gatishmërinë e Qeverisë së Holandës dhe vazhdimin e të gjitha projekteve të filluara ndërmjet të dyja vendeve, njofton Portalb.mk.

“Vilem Vauter Pllomp, pas urimeve të bëra ndaj Talat Xhaferit për zgjedhjen si kryetar Kuvendi dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re, theksoi porosinë për gatishmërinë e Qeverisë së Holandës dhe konkretisht të Parlamentit për një bashkëpunim të gjerë me institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe vazhdimin e të gjitha projekteve të filluara ndërmjet të dyja vendeve”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Kuvendi.

Kryetari Xhaferi gjatë takimit ka informuar Plomp për gjendjen aktuale në Kuvend dhe aktivitetet që pasojnë në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar, si formimi i delegacioneve në organizatat ndërkombëtare dhe grupeve për bashkëpunim bilateral.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për format e transparencës dhe dukshmërisë së madhe të Kuvendit, përkatësisht njohjen më të mirë të qytetarëve me punën e dhomës ligjvënëse. Pastaj, u theksua edhe nevoja për përfshirjen më të madhe të ekspertëve në punën e komisioneve të Kuvendit, si mundësi që e jep Rregullorja e punës së Kuvendit, me qëllim këto të kontribuojnë për miratimin e zgjidhjeve ligjore cilësore”, thuhet në kumtesë.

Në fund, Xhaferi dhe ambasadori Plomp u shprehën të bindur se bashkëpunimi i suksesshëm bilateral do të vazhdojë dhe do të zgjerohet në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button