USAID organizon Ceremoninë e Parë Vjetore të Çmimit për Pjesëmarrje Rinore

Të enjten, më 8 qershor, me fillim në ora 16:00 në Suli An (Fakulteti i Arteve në Çarshinë e Vjetër) në Shkup, Projekti për Pjesëmarrje Qytetare i USAID-it do të organizojë Ceremoninë e Parë Vjetore të Çmimit për Pjesëmarrje Rinore. Çmimi ka për qëllim të njohë dhe vlerësojë punën e individëve të rinj dhe grupeve joformale rinore, puna e të cilëve gjatë vitit të kaluar ka treguar përkushtim shembullor në përmirësimin e kualitetit të jetës në komunitetet e tyre por edhe të shoqërisë në përgjithësi.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni Xhejms Stajn, përfaqësues nga Trupi Këshillues për të Rinj pranë Këshillit të Evropës dhe Forumi Evropian Rinor, si edhe Kryetari i Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Bllazhen Maleski, pritet t’u drejtohen të pranishmëve.

Gjatë evenimentit, fituesit e Çmimit për Pjesëmarrje Rinore në dy kategori (individë dhe grupe joformale) do të vlerësohen dhe do të ndajnë përvojat e tyre me të pranishmit. Gjithashtu, në kënde tematike që do të vendosen në Suli An, të rinjtë dhe organizatat e interesuara kanë mundësi të prezantojnë aktivitetet dhe iniciativat e tyre që inkurajojnë të tjerët të jenë aktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button