Ngelet e bllokuar rruga Tetovë – Jazhincë në Poroj

Lym nga balta, gurë, dru dhe mbeturina tjera ende po e bllokojnë rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në Poroj, pasi dje pasdite për shkak të reshjeve është derdhur lumi i Porojit.

Udhëheqësi i njësitit të zjarrfikësve nga Tetova, Ukë Aliti i cili njëkohësisht është pjesë e shtabit të krizës të komunës së Tetovës, informon se gjatë ditës së djeshme nuk ka mundur të fillojë me pastrimin e lymit nga rruga, por se nga mëngjesit veçmë janë angazhuar disa ekskavatorë dhe kamionë për këtë qëllim.

Për pasdite është paralajmëruar vizita e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili e udhëheq shtabin shtetëror të krizës, si dhe vizita e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Video gjatë reshjeve të djeshme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button