Prokuroria Speciale Publike ka vizituar hapësirat e Komunës së Çairit

Prokuroria Speciale Publike ka vizituar sot hapësirat e Komunës së Çairit, mëson televizionit Alsat M. Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë.

Në bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror, marrëveshje mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për anulimin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në këtë komunë dhe intervenimet e funksionarëve të BDI-së tek ish ministri i Transportit dhe lidhjeve për anulimin e urdhëresave për rrëzimin e objekteve pa leje nën arsyetimin se në Komunën e Çairit një intervenim i tillë do të kishte ndikim negativ politik ndaj BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button