15 vjet nga themelimi i BDI-së

“15 vjet më parë është themeluar, partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim”, kështu shkruhet në njoftimin e BDI-së.

“15 vjet bashkë ngadhënjyem në beteja të pandërprera dhe në shërbim të qytetarëve, duke filluar nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, referendumin për ndarjen territoriale në vitin 2004, zgjedhjet lokale të vitit 2005, zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2008, zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009, zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011, përsëri ato të parakohshmet në 2014 gjer në zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016”, thonë nga BDI.

Në këto 15 vite, pas kuvendit themelues, BDI thotë se ka organizuar katër kongrese, nga të cilët i pari më 19 nëntor 2005, i dyti më 19 dhjetor 2009, i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014 dhe kongresi i katërt është ai dyditor tematik në mars të vitit 2015.

“Njëkohësisht, të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim jemi më se të përkushtuar për të ndërtuar një shtet të drejtë, një shtet të së drejtës, një shoqëri ku sundon ligji, i barabartë për të gjithë. Përkushtimi jonë në këtë përvjetor do të sjell edhe rrumbullakimin normativ të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet të barazisë gjuhësore, por edhe hapërim të guximshëm drejt portave të NATO-s dhe BE-së si dhe fokus absolut në rritjen e standardit të jetesës, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button