Turqi, protesta masive kundër dënimeve në Egjipt

Vendimi i një gjykate egjiptiane për dënim me vdekje të 683 mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane ka shkaktuar protesta masive në të gjithë Turqinë të hënën.

Platforma e Solidaritetit, e përbërë nga egjiptianë dhe organizata të shumta joqeveritare turke, mbajtën demonstrata në shumë qytete në Turqi, për të protestuar kundër një vendimi të gjykatës në krahinën qendrore Minya, e cila mori vendim për dënim me vdekje të 37 mbështetësve të Mursit dhe 491 të tjerë me burg të përjetshëm nën akuzat për dhunë.

Anëtarët e Fondacionit turk IHH dhe organizata të tjera së bashku me egjiptianët që jetojnë në Turqi u mblodhën para konsullatës së Egjiptit në Stamboll, duke mbajtur foto të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi dhe simbolin “Rabia”.

Protestuesit, mbanin flamuj sirianë, egjiptianë dhe palestinezë dhe postera të Mursit, dhe shpalosen parulla ku shkruhej: “A do të hesht bota kundër kësaj mizorie?” , “Largohu Sisi, ne jemi me ty Mursi”, etj.

Autoritetet ushtarake të Egjiptit kanë nisur një goditje masive ndaj Vëllazërisë Myslimane që prej rrëzimit të Mursit nga ushtria korrikun e kaluar.

Mijëra anëtarë të kësaj organizate dhe simpatizantë janë arrestuar dhe dënuar për akuza të shumta./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button