Vetëm një ankesë në KSHZ nga BDI për zgjedhjet në diasporë

Mbrëmë në ora 19 ka skaduar afati për parashtrimin me ankesave për zgjedhjet në diasporë, ndërsa sonte skadon afati për parashtresat eventuale rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre presidenciale. Për zgjedhjet në diasporë ka vetëm një parashtresë, edhe atë nga BDI-ja. 

‘Deri tani ka skaduar afati kohor për ankesën e partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për diasporën dhe  përfundimisht me orën 19 të ditës së djeshme vetëm një kundërshtim edhe atë nga BDI-ja, për njësinë zgjedhore numër 7’, u shpreh Subhi Jakupi – nënkryetar i KSHZ-së.

Jakupi për Alsat-M sqaron edhe afatet ligjore dhe kushtetuese që pasojnë pas zgjedhjeve të ndërlidhura me konstituimin e Kuvendit  dhe formimi i qeverisë së re.  

‘20 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhorë duhet të bëhet konstituivi i parlamentit dhe atë më  17 ose 18 maj, pastaj prej 18-28 maj në periudhën prej 10 ditëve kryetari i shtetit duhet ti dorëzoj mandatarit mandatin për formimin e qeverisë së re. Pas kësaj prej 29-18 apo 20 ditë afat që mandatari të dorëzoj propozimin parlamentit për përbërjen e qeverisë”, tha Subhi Jakupi – nënkryetar i KSHZ-së.

Më pas sipas Jakupit caktohet mbajtja e mbledhjes së Kuvendit për formimi e qeverisë së re, gjë që pritet të ndodhë pas 18 qershorit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button