Thaçi thotë se ushtria e Kosovës formohet këtë vit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Ndërkaq, shton se askush brenda apo jashtë vendit nuk mund ta ndalojë këtë proces, transmeton Gazeta Max.

“Forcat e armatosura të Kosovës do të formohen gjatë këtij viti, në një proces të koordinuar me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Do të jetë një forcë e standardeve të NATO-s. Një forcë multietnike”, thotë ai për RTK. “Ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Është vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button