Ramush Haradinaj: Që t’ia kthejm vlerën institucioneve shtetërore, e dua besimin tuaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, pas tubimit në Mitrovicë, takoi qytatrët e Vushtrrisë.

Ai gjatë këtij takimi tha para të pranishmëve se me 11 qershor do të marrim vendim të rëndësishëm për katër vite për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Prioritet për Haradinaj është forcimi i institucioneve si dhe zhvillimin e ekonomisë.

“Punët e vendit që i kemi për obligim, e në veçanti që unë ju dha prioritet janë, forcimi i institucioneve të shtetit, si dhe primare për mua është zhvillimi i ekonomisë dhe që të krijohen sa më shumë vende pune”, tha Haradinaj në Vushtrri, raporton Sovrani.info.

Haradinaj para elektoratit të Vushtrris përmendi edhe disa obligime të tij, që i ka ende pa e marr detyrën e kryeministrit.

“Derti jem ende pa e marr detyrën e kryeministrit, është se si t’i sistemoj gjërat që janë keq në Kosovë, si shëndetësia, ekonomia e pazhvilluar si duhet, papunësia, e shumë gjëra të tjera”, tha ai.

E krejt në fund Ramush Haradinaj, kërkoji besimin e qytetarëve të Vushtrris, e po ashtu edhe të gjithë Kosovës.

“E mora besimin e presidentit Rugova, dhe atë besim e e kam shpërbly me punë, prandaj këtë herë kët besim e dua nga ju në Vushtrri dhe nga gjithë qytetarët e Ksoovës”, u shpreh ai./Sovrani.info

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button